Kanadaja njoftoi se do të kundërpërgjigjet ndaj tarifave të vendosura nga Uashingtoni për aluminin dhe çelikun, duke i parashtruar 16,6 miliardë dollarë kanadezë taksa (12,8 miliardë dollarë amerikanë) ndaj produkteve amerikane.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau u shpreh gjatë një konference shtypi se tarifat doganore ishin krejtësisht të papranueshme.

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur së fundmi aplikimin e taksave doganore për importimin e metaleve nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb