TIRANE– Që prej ditës që Kuvendi lëshoi thirrjen për aplikime për dy institucionet e reja Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, shumë pak kandidatë kanë shprehur interes për këtë të fundit. Deri tani në Gjykatën e Lartë kanë dorëzuar kërkesën për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit vetëm 3 gjyqtarë për 6 vende, ndërsa e kundërta ndodh me Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku numri i të interesuarve është më i lartë.

Deri tani kanë aplikuar për KLP 15 prokurorë, numër që pritet të dyfishohet deri mesditën e së hënës, citon “Ora News”.

Ndërkohë, mësohet se edhe në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të zgjedhë 5 anëtarë për këto dy institucione, aplikimet kanë qenë minimale në një kohë kur afati i dorëzimit të dokumentacionit do të mbyllet të hënën.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy institucione kyçe të sistemit të drejtësisë, të cilat parashikojnë të funksionojë prej muajit prill të vitit 2017.

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb