Rezultatet e hulumtimit në këtë temë janë të ndryshme. Shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë nëse kanella mund të ndihmojë në kontrollin më të mirë të diabetit. Ne ju sjellim gjithçka që duhet të dini për sigurinë e kanellës dhe ndërveprimet e mundshme të saj me ilaçet e tjera bimore.

Kanella vjen në dy forma: ceilon dhe kasia. Kasia është ajo që përdoret më së shpeshti si erzë dhe shtojcë e ushqimit dhe më shpesh është temë e hulumtimeve shkencore.

Disa studime kanë treguar se kanella mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak dhe ta zvogëlojë rezistencën e insulinës. Tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, insulina ndonjëherë nuk vepron si duhet. Kjo shkakton nivele shumë të larta të sheqerit në gjak.

Hulumtuesit amerikanë kanë kryer një studim në të cilin pjesëmarrësit kanë ngrënë 1 deri në 6 gramë kanellë për një periudhë prej 40 ditësh. Rezultatet kanë treguar se kanella e ka ulur nivelin e kolesterolit me rreth 18 për qind dhe të sheqerit në gjak me rreth 24 për qind.

Në një studim tjetër, ata kanë dashur të testojnë nëse kanella mund ta ulë sheqerin në gjak pas ushqimit, nëse konsumohet si ëmbëlsirë. Ata e kanë vërejtur një rënie në nivelin e sheqerit në gjak tek vullnetarët.

A është kanella e sigurt për diabetikët?
Studimet e deritanishme kanë treguar se kanella është e sigurt për personat që vuajnë nga diabeti. Njerëzit me mëlçi të dëmtuar duhet të jenë të kujdesshëm me sasinë e konsumuar të kanellës, sepse sasia e tepërt e kanellës mund t’i përkeqësojë problemet me funksionimin e mëlçisë.

Nëse nuk planifikoni të filloni me blerjen e shtojcave të kanellës, atëherë filloni të blini kanellë pluhur nga prodhuesit e njohur. Në këtë mënyrë do të jeni të sigurt se kanella përmban përbërës që janë të shkruar në etiketë. Gjithashtu do të jeni më të sigurt që ajo nuk përmban substanca të dëmshme dhe përbërës potencialisht të dëmshëm.

A mund të konsumohet kanella me erëza të tjera bimore apo ilaçe të tjera?
Meqë kanella mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, duhet të jeni të kujdesshëm kur është fjala për kombinimin e kanellës me shtojca të tjera të cilat gjithashtu mund ta zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak, si:
– Acidi alfa lipoik
– Fasulja e zezë
– Hudhra
– Gështenja e egër
– Ginseng
– Psyllium ose gjethe delli.

E njëjta vlen edhe për ilaçet për diabet. Nëse mjeku ju këshillon të filloni të konsumoni kanellë, atëherë filloni, por kushtoni vëmendje nivelit të sheqerit në gjak që të mos jetë tepër i ulët.

Nëse vuani nga diabeti dhe sëmundjet e mëlçisë, gjithsesi konsultohuni me mjekun tuaj para se të filloni të merrni kanellë, sepse mund t’i përkeqësojë problemet me shëndetin e mëlçisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: