Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale një foto të një zyre të Partisë Socialiste, mbi të cilën është vendosur njoftimi “Shitet”, e shoqëruar me mesazhin ironik “Shitet për arsye burgimi”.

Sipas Nokës, pamja është simbolikë e fortë e realitetit që po përjeton Partia Socialiste: drejtues dhe ish-zyrtarë të saj të përfshirë në afera të rënda korruptive, skandale, abuzime me pushtetin dhe përballje me drejtësinë, që kanë përfunduar në hetime, arrestime dhe burg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb