Tekniku i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic dha mendimin e tij pas disfatës 1-0 ndaj Partizanit.

“Mendimi im është që sot ishte një ndeshje për barazim. Nuk them që Partizani meritonte fitoren, por i uroj për këtë fitore. Pjesa e parë ishte mirë, por në 20 minutat e fundit të ndeshjes Partizani bëri presion. Ne nuk reaguam mirë. Kishim shans të mirë me Rashicën për të shënuar, por ky është futbolli. Nuk i pash rezultatet e tjera pas ndeshjes. Gjithçka është e hapur për Final 4. Vjen Laçi shumë shpejt dhe më pas kundër Vllaznisë në Shkodër. Do shohim javë pas jave.

“Unë e thashë që në minutat e fundit kishim problem topat e gjatë të Partizanit. Ata krijuan me një pasim, me një aksion të bukur, por kjo është pjesë e futbollit. Mund të reagonim më mirë te momenti i golit. Jemi mërzitur, por për mua kjo ishte ndeshje për barazim. Edhe me 1 pikë do ishim të kënaqur, por uroj Partizanin për fitoren. Jemi në lojë për Final 4, do të luftojmë fort deri në fund. Kemi rrugë për Korçë. Të mërkurën kemi Laçin dhe duhet të përgatitemi mirë dhe do të luftojmë deri në fund”,

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb