Avokati i ish-ministrit Ilir Beqaj në një dalje për mediat tregoi se të gjithë personat e përfshirë në hetimet për çështjen e Sterilizimin kanë refuzuar që të paguajnë tarifën prej 90 mln lekësh për t’u njohur me aktet e dosjes.

“10 milion vetëm për t’u informuar se ku qëndron akuza. Ne dhe të gjithë të akuzuarit e tjerë refuzuan që të paguajnë këtë faturë.

Na u dha 24 orë kohë për të shqyrtuar 700 fashikuj të dosjes. Deri tani jemi në fashikullin numër dy.

Pasi lexuam vendimin për komunikimin e akuzës kërkuam kopjen e akteve sic na e njeh të drejtën ligji. 10 mln lekë vetëm për materiale në PDF.

Është qesharake t’i kërkosh një pensionisti si Petro Mersini të paguajë aq para. Rapaj dhe Rjepaj janë në burg dhe atje as nuk lejohet laptopi.

Ironia është që me të njëjtin prokuror, me të njëjtin gjyqtar, çështje të tjera nuk kanë paguar. Do të qëndrojmë deri sa të na lejojnë SPAK. Dola për të pirë një kafe dhe do kthehem brenda”, ka deklaruar për gazetarët avokati i Beqajt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: