Festimet e ndërrimit të viteve në Sarandë kanë kaluar me pak raste plagosjesh që kanë pasur si shkak nga përdorimi i fishekzjarreve. Për dy raste sipas bluzave të bardha është dashur ndërhyrja e kirurgut në sallë. 44 vjeçarit Arjan Braho, banor i Sarandës i ka plasur kapsolla duke i dëmtuar tre gishta të dorës së djathtë.

E plagosur në dorë me dëmtimin e dy gishtave të dorës së djathtë nga fishekzjarrët ka marrë ndihmën mjekësore në spital edhe 32-vjeçarja Visilda Jakupi.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë marrë ndihmë në urgjencën e spitalit të Sarandës 55 raste, kryesisht nga përdorimi i fishekzjarreve dhe raste të personave të dehur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: