Kevin Keegan, ish-futbollist anglez dhe fitues edhe i Topit të Artë, ka rezultuar me kancer. Keegan, i cili ishte i shtruar në spital prej ditësh për shkak të dhimbjeve abdominale dhe, pas ekzaminimeve, ka zbuluar se vuan nga një sëmundje e rëndë. Familja e 74-vjeçarit ka bërë gjithashtu një njoftim, së fundmi.
“Kevin Keegan është shtruar së fundmi në spital për kontrolle të mëtejshme për simptoma të vazhdueshme abdominale. Këto kontrolle kanë nxjerrë në pah një diagnozë kanceri, për të cilën Kevin do t’i nënshtrohet trajtimit. Kevin është mirënjohës ndaj stafit mjekësor për ndërhyrjen dhe kujdesin e vazhdueshëm.
Në këtë moment të vështirë, familja kërkon respektimin e privatësisë dhe nuk do të bëjë komente të tjera”.
Gjatë karrierës së tij, e cila filloi te Scunthorpe United në vitin 1968, Keegan luajti 230 ndeshje për Liverpoolin, duke shënuar 68 gola dhe duke fituar tre tituj lige, një Kupë Evropiane dhe dy Kupa UEFA.
