TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar sot kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për qendrën e votimit 92 në Shkodër. Kërkesa u rrëzua me 4 vota pro, ndërsa 3 kundër. Opozita kërkoi shpalljen e pavlefshme të rezultatit për këto qendra votimi.
Gjatë fjalës së saj, kryetarja e KQZ-së, Lefteri luzi tha se nuk ka argumente që të vërtetojnë që qendra e votimit u hap pas orës 13:00.
“Nuk ka argumente që të vërtetojnë që QV u hap pas 13:00. Nuk ka argumente për pavlefshmëri të procesit”, tha Luzi.
(ed.me/BalkanWeb)
