Kryeministri çek, biznesmeni Andrej Babis e cilësoi sot si “rrugë drejt ferrit” kërkesën e bërë nga Italia për partnerët e Bashkimit Europian për të marrë në ngarkim një pjesë nga 450 emigrantët që ndodhen në brigjet italiane.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi pas disa kontakteve telefonike dhe një letre për 27 liderët europianë, se Franca, Italia dhe Gjermania kishin pritur respektivisht 50 nga këto 450 imigrantë në transferuar në dy anije ushtarake dhe shtoi se shumë shpejt do të vinin pranime nga vende të tjera europiane.

Por, kryeministri çek përsëriti qëndrimin e tij anti-emigrantëve, ndarë me drejtues të tjerë të rajonit, veçanërisht me Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, shkruan atsh.

“Vendi ynë nuk do të presë asnjë emigrant”, theksoi ai në një postim në Twitter duke shtuar se kishte marrë, ashtu si zyrtarët e tjerë europianë, një kopje të letrës së Kontes, por ai mendon se një qasje e tillë përbën një rrugë drejt ferrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb