TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza ka reaguar menjëherë në lidhje me vendimin e ILDKPI-së për nisjen e hetimeve lidhur me burimin e një shumë prej rreth 1 miliard dollarësh të përdorur nga bashkëshortja e tij për blerjen e disa aksioneve të një banke.

Me anë të një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Peza thekson se ai dhe bashkëshortja e tij janë të hapur për hetimin administrativ por nga ana tjetër i sugjeron ILDKPKI-së të hetojë me paanësi edhe burimet e të ardhurave të zyrtarëve të tjerë. Në një sqarim të mëhershëm për mediat, deputeti i PS-së ka bërë me dije se shuma prej afro 1 milion dollarësh e përdorur nga bashkëshortja e tij, Mirela Ndini për blerjen e aksioneve të një banke, e ka burimin nga kursimet e tyre.

REAGIMI
Sapo jam informuar ne lidhje me njoftimin me te fundit per shtyp te ILDKPKI, qe i adresohet personit tim, me cilesine e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise.

Mirepres kontrollin e plote dhe hetimin administrativ qe ILDKP ka nisur sot ne lidhje me pasurine e familjes time. Inkurajoj IDKPI ti shkoje deri ne fund, me shpejtesi, paanesi dhe profesionalizem ketij hetimi te thelle e shterues.

Nxis institucionin qe me te njejten ndjeshmeri dhe seriozitet te hetoje kedo nga te zgjedhurit e Kuvendit te Shqiperise, te zgjedhurit lokale dhe persona te tjetere subjekt i hetimit nga ana e ketij institucioni, sot e ne vazhdimesi, per te cilet ka patur, ka apo do te kete indicie te njejte apo te ngjashme.
Une dhe bashkeshortja ime, jemi te hapur dhe do te qendrojme 24 ore/ 24 ne dispozicion te ILDKPI per te bashkepunuar ne sqarimin dhe perfundimin e plote te kontrollit dhe hetimit te sapo nisur.

Alfred Peza
Deputet i PS
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: