TIRANE– Kuvendi ka miratuar në seancën e kësaj të enjte listën për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ashtu si edhe në dy raundet e kaluara, edhe në seancën e sotme nuk u arritën 94 votat e nevojshme, pasi për KLP u regjistruan 71 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, dhe për KLGJ 72 pro, një kundër, një abstenim.

Duke qenë se këtë të enjte ishte raundi i fundit për përzgjedhjen e anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për në KLP dhe KLGJ, listat u kaluan.

“Në rast të mos marrjes së 2/3 të votave kandidatët e paraqitur në Kuvend nga nën komisioni përkatës pranë Komisionit të Ligjeve, konsideroheshin të zgjedhur në bazë të ligjit 147 pikat 8 e Kushtetutës si dhe në bazë të nenit 35 të ligjit për organet e qeverisjes së drejtësisë”.

Opozita kundërshtoi listën e kandidatëve për të dy këshillat, duke sjellë në vëmendje qëndrimet e mbajtura për secilin prej tyre nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

LISTA FINALE PËR KLGJ E KLP

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

Avokatët
Fatmira Luli
Alban Toro

Pedagogët
Maksim Qoku
Erion Muharremaj

Shoqëria Civile
Naurela Llagami

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

Avokatët
Tartar Bazaj
Nurihan Seiti (Metaj)

Pedagogët
Gent Ibrahimi
Sandër Beci

Shoqëria Civile
Alfred Balla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb