TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së rivalit të tij Lulzim Basha në lidhje me reformën zgjedhore.

Ndërsa kreu i PD-së i vuri tre kushte kryeministrit për reformën: të ofrojë votimin dhe numërimin elektronik; të ulë rolin e kryetarëve dhe partive politike dhe t’u japë më shumë pushtet qytetarëve, Rama thotë se idetë e një pale nuk janë kusht për tjetrën.

Kryeministri kujton marrëveshjen e 18 majit me Bashën dhe thekson se reforma zgjedhore nis nga vota e shqiptarëve jashtë vendit.

“Reforma zgjedhore brenda paketës së 18 majit dhe nis nga Vota e Shqiptarëve jashtë kufijve??Plus:Idetë e një pale s’janë kusht për tjetrën!”, shkruan Rama.

Rama fb

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb