Luftëtari është mundur thellë në shtëpi me rezultatin 0-3 nga kampionët e Kukësit. Një nisje aspak pozitive e Hasan Likës që sot zhvilloi ndeshjen e parë në drejtimin e skuadrës së Luftëtarit pas largimit të teknikëve uruguaianë.

Zhbllokimi i ndeshjes ishte shumë i veçantë dhe qesharak në të njëjtën kohë. Sulmuesi Guri kontrollon një top me gjoks në zonë por një bilbil i një tifozi bën që ai të ndalë lojën, njësoi veprojnë edhe mbrojtësit e Luftëtarit. Bakaj i vëmendshëm ndaj këtij episodi nuk humbet kohë dhe godet topin që përfundon në rrjetë. Protestat e vendasve nuk vlejnë pasi goli konsiderohet i rregullt nga arbitri Andi Koçi.

Në minutën e 27-të Elis Bakaj do të dyfishonte shifrat pas një ekzekutimi të saktë të një penalltie, ndërsasShifrat përfundimtare do ti stamponte Alijev në minutën e 76-të.


Pas 7 ndeshjesh në Superligë, Kukësi renditet i dyti me 16-të pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të parë që luan të henën kundër Teutës. Ndërsa Luftëtari mban vendin e parafundit me 5-së pikë.
rexhinaldo-laci-665x392
Në takimin tjetër të orës 14:00 Lushnja që shpresonte fitoren e parë në kampionat është mundur 0-3 nga Laçi. Kurbinasit nuk kanë falur duke zhytur në vendin e fundit skuadrën që vjet erdhi nga Kategoria e Parë.

Të tre golat e këtij takimi janë shënuar në pjesën e dytë me autor Rexhinaldon në minutën e 49-të dhe 64-er, ndërsa Uzuni shënoi golin që vulosi takimin.

Laçi momentalisht mban vendin e 3-të në renditje me 10 pikë, ndërsa Lushnja mbetet e fundit me vetëm 2 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb