TIRANE – Pak orë pasi Linda Rei ishte e ftuar në programin e pasdites, pas të cilit pati një debat me Rudina Magjistarin pas pyetjes së moderatores: ”Si është jeta jote si transgjinore”? Pas kësaj, Linda nisi të replikojë duke thënë: “Nuk jam transgjinore, unë jam femër”. Dhe sapo Rudina ia ktheu: “Je shndërruar…”,
ajo filloi të sqaronte termin: “Jo, fjala trans do të thotë “në mes”, je transgjinor kur je seksi mashkull, por ke paraqitjen e femrës ose e anasjelltas. Unë jam operuar dhe jam seksi femër”.
Megjithatë moderatorja e emisionit vazhdoi t’ia përsëriste edhe më vonë se ajo ishte transgjinore. Këtë situatë, Linda e sqaroi edhe këtë mbrëmje në DËM, pas pyetjes së Alketës pse u revoltuar gjatë programit të pasdites në Tv Klan: “Situata ka qenë gjatë gjithë kohës në tension. Në fakt, jam lodhur nga të tilla intervista dhe para atyre gazetarëve që më intervistojnë. Nuk të falet, ti je gazetare…. “ – tha Linda duke dashur edhe një herë të sqarojë termin transgjinore të cilit ajo nuk i përket më raporton Class.
Dhe nëse ndihet e qetë dhe e padiskriminuar në Tiranë, Linda tha se, nëse do të ndihej edhe një herë të vetme e tillë, nuk do të ishte sot në këtë skenë dhe as në Shqipëri.
(BalkanWeb)
