TIRANE – David Qosja, i cili dy ditë më parë terrorizoi banorët e fshatit Torovicë të Lezhës dhe për 5 orë qëlloi me breshëri automatiku mbi policinë duke lënë të vdekur policin Ardian Kodra, do të qëndrojë pas hekurave. Gjykata e Krimeve ë Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës arrest me burg për 27-vjeçarin.
Sipas hetimeve të prokurorisë, urdhri i zv/komandantit të FNSH-së për pozicionimin e forcave të policisë në një vend ku te kishin një fushë pamje më të plotë të banesës ku ndodhej Qosja, ka shkaktuar vdekjen e Adrian Kodres, dhe ka rrezikuar jetën e punonjësve të tjerë të policisë, që ishin pjesë e operacionit.
“Nga dinamika e zhvillimit të ngjarjes,pozicionimi i forcave policore ne raport me banesën dhe vendqëndrimin e të dyshuarit,qitjet e këtij të fundit,dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e shtetasit Ardian KODRA,ata në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blind në momentin e qëllimit ndaj tij, e konkretisht atë të shtetasve V.T dhe E.B.”- thekson prokuroria.
Sipas prokurorisë, nga veprimet hetimore te deritanishme rezulton se:
Më datë 02.09.2016 rreth orës 11.50 shërbimet e policisë pranë Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë LEZHË kanë marrë një njoftim se shtetasi David QOSAJ ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik.
Pasi është vlerësuar situata si problematike,shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga ata të FNSH Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejtë vendit ku dhe pretendohej se po qëllohej.
Pasi kanë arritur në fshatin TOROVICË ata kanë konfirmuar situatën e raportuar.
Pasi është organizuar lëvizja e trupave ,mjeti tip blind në të cilin ndodheshin shtetasit T. T. si zevëndës komandant, viktima Ardian KODRA drejtues mjeti,si dhe punonjësit e policisë E. B. dhe V.T., ka qënë duke lëvizur në drejtimin Veri –Jug duke patur banesën e të dyshuarit ne krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë është kthyer tashmë në drejtimin Jug Veri, me banesën tashmë në krahun e majtë në një distancë farë të afërt me të.
Për shkak të gjeografisë së terrenit,udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të patur një fushë pamje më të plotë të objektit (banese e David QOSAJ-t)t dhe pas kësaj ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.
Duke qënë se tashme pjesa ballore e objektit ishte nen kontroll por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri i baneses së të dyshuarit një grup punonjësish të policisë kanë lëvizur në drejtim te pjesës së pasme të objektit,ndërkohë që V.T dhe E.B. kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës.
Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit,viktima Ardian KODRA i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtepisë dhe i ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po ne kete moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjeter ju ka thënë se –është vrarë Ardiani-
Pas kësaj ai është marrë me mjet te blinduar dhe është dërguar pranë spitalit por me gjithë ndihmën e dhenë ai ka ndërruar jetë.
Pas kësaj janë intensifikuar veprimet si për negocimin me të dyshuarin ashtu dhe ato përgatitore për neutralizimin e tij dhe pas disa orësh është bërë e mundur kapja e këtij të dyshuari së bashku me armën mjet e krimi.
Nga dinamika e zhvillimit të ngjarjes,pozicionimi i forcave policore ne raport me banesën dhe vendqëndrimin e të dyshuarit,qitjet e këtij të fundit,dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e shtetasit Ardian KODRA,ata në mënyrë të drejtëpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blindi në momentin e qëllimit ndaj tij,e konkretisht atë të shtetasve V.T dhe E.B.
DAVID QOSJA PRANON KRIMIN
Gjatë marrjes në pyetje në polici, 27-vjeçari David Qosja ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa ka pohuar se dikush ka qëlluar kundër tij dhe se ai është kundërpërgjigjur.
“Dyshoja se po më qëllonin nga shpati i malit, ndaj u përgjigja me armë”, është shprehur Qosja para oficerëve të prokurorisë.
Ndërkohë, burime zyrtare nga grupi hetimor bënë me dije se Qosja ka qëlluar me kallashnikov drejt 50-vjeçarit Kodra, i cili është goditur në sqetullën e majtë, duke i shkaktuar vdekjen. Mësohet se polici është qëlluar sapo ka zbritur nga dera e parë e mjetit.
Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore, burime nga prokuroria deklaruan se 27-vjeçari nga Torovica rezulton të jetë person me çrregullime personaliteti. Por, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të saktësojë gjendjen mendore të David Qosjes. Nëse rezulton se nuk është person me probleme mendore, Qosja rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit.
Ndërkaq, ditën e djeshme i është dhënë lamtumira e fundit efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra. Babai i dy fëmijëve është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Ndërsa Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dorëzuar dje djalit të viktimës dekoratën e “Shqiponjës së Artë”.
(er.nu/BalkanWeb)
