*Përplaset me murin teksa luante me biçikletë, humb jetën 12-vjeçari në Rubik

KORCE – Një 8-vjeçar nga Maliqi ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Fëmija është përplasur nga një automjet, teksa po tentonte të kalonte në rrugën Korçë­Pogradec. Mësohet se vogëlushi ka qenë i shoqëruar nga gjyshi i tij, por është shkëputur nga ai, duke dalë rrugë.

8­vjeçari me iniciale D.A, është përplasur nga automjeti tip Benz, me targa AA612JK, që drejtohej nga shtetasi Aleks Kovani. Drejtuesi i mjetit ka transportuar fëmijën për në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Gjyshi i vogëlushit i shokuar thotë se ai sot, do të festonte 8-vjetorin e lindjes së tij. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po heton më tej për shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë. Gjyshi i vogëlushit i shokuar ka treguar se sot nipi i tij, do të festonte 8-vjetorin e lindjes.

“Njoftohemi se në aksin rrugor Korçë-Pogradec,pranë fshatit Symiz, ka ndodhur një aksident rrugor. Ku automjeti tip Mercedes-BenZ, me targa AA612JK, me drejtues mjeti shtetasin Aleks Kovani, rreth 39 vjeç, nga fshati Pirg ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin D. A, 8 vjeç, nga Maliqi, këmbësor, i cili gjatë shoqërimit për në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë.”- thuhet në njoftimin e policisë.

PERPLASET ME MURIN TEKSA LUANTE ME BICIKLETE, HUMB JETEN 12-VJECARI
Ndërkohë në Rubik një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht, pasi biçikleta me të cilën ai po lëvizte është përplasur me një mur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, teksa djali 12-vjeçar ka humbur kontrollin e biçikletës dhe është përplasur me murin.

Por përplasja ka rezultuar fatale për djalin.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb