Deputeti demokrat Mëhill Fufi ka folur për herë të parë pas përjashtimit mbrëmjen e kaluar nga grupi parlamentar i PD. Në një prononcim për BalkanWeb dhe News24, Fufi ka deklaruar se nuk i kanë komunikuar përjashtimin nga PD-ja.

“Nuk me ka komunikuar njeri për përjashtimin. Unë anëtar i komisionit të ligjeve jam, ashtu e mendova dhe votova. Çfarë problemi ka?! Asnjë njoftim s’më kanë thënë nga partia. Asnjë problem nuk kam. Kur e votojnë 88 deputetë çfarë problemi ka?! Nuk ka qenë vendim grupi parlamentar fare. Nuk ka lidhje. E kam votuar çfarë problemi ka. Nuk kam problem me Partinë Demokratike”, ka thënë Fufi për BalkanWeb dhe News24.

Partia Demokratike ka vendosur që të përjashtojë nga grupi i saj parlamentar deputetin Mhill Fufi pas qëndrimit të tij në seancë gjatë votimit të ligjeve. Burimet ne PD thanë se Fufi ka thyer vendimin e grupit parlamentar, duke qendruar ne sallen e Parlamentit edhe pas votimit te kreut te KQZ-­së dhe Rezolutes per Krimet e Komunizmit.

Ai madje ka marrë pjesë në votimet e ligjeve për drejtësinë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: