Lionel Messi para dy përballjeve të këtij sezoni në “Champions League” kundër Chelsea-s nuk kishte realizuar asnjëherë në portën e bluve, por pas 180 minutave ‘pleshti’ jo vetëm ka hequr një ‘mallkim’ por ka arritur edhe shifra ‘shekullore’.

“Ylli” i Barcelonës në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Stamford Brigde’ e të përfunduar me shifrat 1-1, realizoi golin e vëtëm për katalanasit, duke shtuar një tjetër ekip në listën e gjatë të ‘viktimave’.

Por në sfidën e sotme që Chelsea humbi 3-0 kundër Barcelonës ‘pleshti’ realizoi ‘dopietë’. Këto dy rrjeta e çuan në 100 numrin e golave të Lionel Messi-t në “Champions League”, shifra jubilare këto me 3 shifra.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb