TIRANE- “BalkanWeb” dhe “News24” ka zbardhur vendimin përfundimtar të Kuvendit për vlerësimin e kandidatëve të Shoqërisë Civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kuvendi përmbys listën e vlerësimit të 4 kandidatëve të shoqërisë civile për KLP, dhe konstaton se 3 prej tyre përmbushin kriteret ligjore.

BORDI I SHOQËRISË CIVILE
Entela Hoxhaj me 81 pikë
Andi Muratej me 79.5 pikë
Mimoza Qinami me 79 pikë
Alfred Balla me 69 pikë

SEKRETARI PRGJITHSHËM I KUVENDIT
Alfred Balla – 80 pikë
Andi Muratej – 79 pikë
Mimoza Qinami – 78 pikë

Ndërkohë Entela Hoxhaj, që ishte renditur e para nga bordi i shoqërisë civile, sipas Gjoncaj, nuk përmbush kriteret. Por më larg ka shkuar ONM, që ka përcjellë rekomandime negative për 3 nga 4 kandidatët.

Sipas Calaverës, vetëm kandidatja Mimoza Qinami është e përshtatshme për postin e anëtares së KLP. Në dispozitat kalimtare të kushtetutës thuhet se verifikimi i kandidatëve jo prokuror për KLP e KLGJ bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe ONM. Nga sa më sipër u konstatua se ata ndajnë mendime të ndryshme për kandidaturat. Në fund hyn në lojë komisioni i ligjeve, që do të ngrejë komisionin ad-hoc. Lista e 15 kandidatëve, që plotësojnë ose jo kriteret ligjore të ONM, shoqërisë civile dhe sekretarit të përgjithshëm do të kalojë në këtë komision ad hoc, që do të përbëhet nga 5 anëtarë, tre nga mazhoranca, dhe dy nga opozita.

Duke rimarrë edhe njëherë formulën e përdorur për vetting-un, komisioni ad hoc ka të drejtë që me 4 vota të nxjerrë nga lista e zezë një emër për listën e bardhë, dhe të kundërtën, një të bardhë ta bëjë të zi, pra të papranueshëm për postin e anëtarit të KLP. Burimet i thanë “BalkanËeb” se komisioni I ligjeve pritet të mblidhet të mërkurën, dhe brenda së premtes, komisioni ad-hoc do të jetë gati të nisë nga puna, për të çuar në KLP, emrin e shoqërisë civile që mungon.

dokument
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: