SHKODER-Policia e Shkodrës ka asgjësuar 1042 rrënjës të dyshuara Canabis Sativa, si dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.
Burime nga Policia e Shkodrës njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike dhe konkretisht, në fshatin Shpor, në komunën Gurë i Zi, ku janë gjetur 8 parcela me 820 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Ndersa në fshatin Karmë, në Bashkinë i Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 4 parcela me 222 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
Në të dy rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
(BalkanWeb)