Nga: ILIR SINANAJ
SHBA – Një Hillary Clinton me pamje të lodhur bëri daljen e parë publike, pasi u mund nga tashmë Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, të mërkurën në mbrëmje, raporton “Daily Mail”.

Ishte pikërisht në një aktivitet të zhvilluar nga organizata “Children’s Defense Fund” në Uashington DC. Ndërkaq, ish-kandidatja e Demokratëve Clinton u shpreh se e kishte menduar të anulonte fjalimin, po më pas vendosi të shkonte për të respektuar angazhimin e mentores së saj Marian Wright Edelman, e cila është themelues e organizatës “Children’s Defense Fund”

“E pranoj që nuk e pata të lehtë të vija sonte këtu”’ u rrëfye Clinton

Humbësja e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Clinton, më tej foli për gjendjen që ishte duke kaluar këto ditë.

“Ka pasur disa herë që gjatë kësaj jave, kur e vetmja gjë që doja të bëja ishte thjesht të qetësohesha duke lexuar një libër ose me qentë që kemi dhe të mos dilja kurrë nga shtëpia.

Clinton erdhi në aktivitet nëpërmjet një hyrje private u largua po në të njëjtën mënyrë, pa qëndruar shumë gjatë pas fjalimit.

Clinton e ka njohur Eldman, themeluesen e organizatës jo-fitimprurëse “Children’s Defense Fund”, ndërsa ishte studente në universitet. Me të mbaruar studimet, Clinton shkoi të punonte për këtë organizatë, që në atë kohë sapo ishte themeluar.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb