TIRANË- Pas lirimit të pilotit italian që ra në Ishëm Partia Demokratike ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri se ka dekonspiruar hetimin ndaj tij. Në një reagim rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, PD shprehet se dekonspirimi qeveritar po bëhet me qëllim për t’iu dhënë kohë trafikantëve shqiptarët të mbrohen.

“Partia Demokratike shpreh shqetësimin e thellë për dekonspirimin nga Ministri i Brendshëm të hetimit që po bëhet ndaj pilotit italian, të kapur sot në Ishëm. Ky dekonspirim qeveritar bëhet me qëllim për t’i dhënë kohë dhe mundësi trafikantëve shqiptarë që kanë porositur avionin që të mbrohen e t’i shpëtojnë ligjit”, shprehet PD.

Ajo i bën thirrje Prokurorisë të marrë masa dhe të veprojë ndaj çdo personi me pushtet. “Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të marrë masa të shpejta dhe energjike ndaj çdo personi me pushtet që dekonspiroi sonte hetimin”, deklaron PD.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: