TIRANE-Një aksident automobilistik është shënuar paraditen e kësaj të shtune në Rrugën e Kombit. Si pasojë ka vdekur një person, ndërsa janë plagosur 2 të tjerë. Mësohet se 2 makina janë përplasur në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, ku të dëmtuarit më rëndë janë persona nga Kosova.

I vdekur ka mbetur drejtuesi i një prej automjeteve, shtetasi Melazim Bytyqi kurse të plagosur pasagjerët, një grua dhe një fëmijë 1 vjec.

Policia ben me dije se, në aksin rrugor Rrëshen -Rrubik, në vendin e quajtur Ura e Munazit, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur 2 makina.
Mjeti Renault me targa 01-203 IA dhe mjeti me targa AA 425 IG .
Si pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i mjetit Renault shtetasi Melazim Bytyqi , banues në Leshan Kosove, 51 vjeç.
Janë dëmtuar shtetasja B.M. 31 vjeçe dhe 1 fëmijë 6 vjeç që ndodheshin pasagjerë në makinën e Renaultit , të cilët janë nisur për në Spitalin Ushtarak.
Drejtuesi tjetër i mjetit AA 425 IG Xh.A. ndodhet në spitalin e Rrëshenit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: