TIRANE- Për të na kujtuar që po afrojnë festat e 28-29 nëntorit, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur të vendosë një cover foto të shqiponjës dykrenare që ka edhe një yll në mes, por kjo ka ngjallur mjaft debate. Ndjekësit e kryeministrit duket se e kanë marrë si provokim shqiponjën me yll, pasi e shohin si simbol të komunizimit.
Vetë kryeministri ka shpejtuar të mbrohet, duke thënë se ylli përfaqëson gjakun e dëshmorëve, falë të cilëve kemi sot lirinë.
Kujtojmë se ylli nga flamuri ynë kombëtar është hequr pak ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, ato të 22 marsit 1992. Publikimi i kësaj fotoje nga kryeministri vjen në një kohë që ka pasur mjaft kontestime, sidomos nga ish të përndjekurit për hapjen e Bukn’art2, ndërsa nuk mungoi valëvitja e një droni mbi kokën e vetë kryeministrit me parrullën parullën ‘Kerko falje për vrasjen e Hazvi Nelës’.

DEBATI ME KOMENTUESIT
Komentuesi: Cesht ai Yll ne mes! Komunistat preferojn Yllin. hihihihi hahahaha :p
Edi Rama: Ai ylli eshte shenja e atyre qe dhane jeten qe edhe ti Ermir te besh hihihihi hahahaha si njeri i lire ne vendin tend, ndersa ajo shqiponja eshte shkaba dykrenare e flamurit te pavaresise dhe 28 nentori eshte data e ngritjes se atij flamuri, kurse 29 nentori eshte data e çlirimit te ketij vendi! Dhe e gjitha eshte nje kartoline e bere me dore, per t’u uruar thjesht keto dy festa te medha kombetare, te gjithe miqve te ketij rrjeti, pa dallim feje, krahine e ideje:-)
Keshtu qe bej hihihihi hahahaha sa te kesh qejf, po mos i ngaterro as shqiponjen e atyre qe sollen pavaresine dhe as yllin e atyre qe u vrane per lirine tende, me askend e me asgje qe ne kohe te zymta i beri edhe shqiponjen edhe yllin, simbole te dhunes ideologjike kunder lirise se njerezve te ketij vendi…

Komentuesi: Mbas bunkerit duhej dhe nje ylle!Gezuar festen shoku Rama. Tna rroj partia…
Edi Rama: Soni, kjo bukuria qe i paske pervetesuar foton per profilin tend ka thene: Ne te gjithe jemi yje dhe meritojme te llamburisim? Gezuar eshte ty festat zonja Soni?
Komentuesi: Fiks si ajo shqiponja na keni katandisur ……
Edi Rama: Ah sikur vertet ti ngjaje asaj Jetmir, sa lart do fluturoje!
(ma.ar/BalkanWeb)
