SHBA-Deshauna Barber, një togere e ushtrisë amerikane dhe analiste informatike në departamentin e Tregtisë së Washington Dc, është kurorëzuar Miss Amerika, duke mundur rivalet e saj Miss Georgia dhe Miss Hawai.
Barber, që në 2011 është diplomuar në Universitetin e Virginias, është renditur në ushtri që në moshën 17 vjecare, duke ndjekur gjurmët e prindërve dhe të vëllezërve.
Mbretëresha e re e bukurisë, 26 vjec, do të ketë një pauzë si togere, për t’ju përkushtuar impenjimeve të reja si Miss Usa.
(da.xha/BalkanWeb)
