Një djalë i lindur në Mianmar i cili u shpëtua në mënyrë dramatike nga shpella në Tajlandë sëbashku me shokët e tij të skuadrës së futbollit këtë javë, është cilësuar si hero për rolin e tij kyç në operacion.
Ai shërbeu si komunikator ndërmjetës me zhytësit britanikë. 14-vjeçari Adul Samo-0n i cili dinte mirë anglisht, arriti të fliste me grupin e djemve dhe trajnerin si dhe me ekipin e shpëtimit të cilët ishin bllokuar në shpellë për më shumë se 2 javë.
Operacioni i shpëtimit mori fund ditën e djeshme kur dolën edhe 4 djemtë e fundit dhe trajneri i tyre nga shpella.
Aftësitë e mira në anglisht të Adul ishin impresive sepse ai vjen nga një vend ku më pak se 1/3 e flasin atë gjuhë.
(e.f/BalkanWeb)