TIRANE- Pas një seance të gjatë plenare, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë arritur të miratojnë listat e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Për listën e KLGJ janë regjistruar 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 i abstenim. Ndërsa për listën e KLP u regjistruan 72 vota pro, dhe 26 kundër.

Duheshin të paktën 93 vota pro që të miratoheshin këto dy lista që iu paraqitë Kuvendit.

Sakaq, janë miratuar edhe disa projektligje të tjera të rendit të ditës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb