GJIROKASTER- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë sot i pranishëm në analizën vjetore të policisë së Gjirokastrës.

Gjatë fjalës së tij ai e ka vënë theksin tek kultivimi i lëndëve narkotike, që siç tha ai, mbetet ende problem. “Ka ende potenciale për rikultivim narkotikësh”,- shtoi Tahiri.

Kreu i Ministrisë së Brendshme, tha se për fenomene abuzive dhe korruptive në të gjithë vendin ka 1000 efektivë të proceduar penalisht. “Në 2015 është bërë punë e mirë, ka ende sfida”,- shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: