Nga: ERJON SKENDAJ*
TIRANE – “Të ndihmojmë me Ushqime 1.000 familje në nevojë” është kjo nisma më e fundit e ndërmarrë nga Credins Bank, e cila është shtrirë në 12 qarqe të vendit.

Nisma është bërë në partneritet të ngushtë me Kryqin e Kuq dhe shpërndarja e ushqimeve për më të varfrit është realizuar përmes filialeve të Kryqit të Kuq në çdo qytet të Shqipërisë.

Përfitues të kësaj ndihme janë familje shumë të varfra, me shumë anëtarë dhe me pak të ardhura, me një kryefamiljarë dhe me fëmijë të vegjël, të moshuar të vetmuar, etj.
Pakoja ushqimore përmban asortimentet bazë të shportës, si miell, sheqer, oriz, makarona, vaj, fasule dhe biskota.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb