TEPELENË- Policia e Tepelenës ka zbuluar sot dy parcela me hashash dhe ka asgjësuar 1000 rrënjë kanabis sattiva në zonën e Kurveleshit.

Droga u sekuestrua në vendin e quajtur Blloku i Mollëve te Ura e Progonatit në përroin që vjen nga malet e Golemit.

Mësohet se bimët narkotike kishin një lartësi prej 20 deri 60 cm. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të bimëve narkotike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: