Eusebio Di Françesko foli në konferencën pas ndeshjes, për fitoren e pabesueshme 3-0 ndaj Barcelonës, që solli edhe kualifikim për në fazën gjysmëfinale.

“E besoja një përmbysje të tillë sepse jam trajneri dhe dua t’i jap kurajë lojtarëve të mi që kanë mundësi të fitojnë. Zhvilluam 180 minuta të pabesueshme. Skuadra por edhe i gjithë ambienti e mori një rezultat të tillë. Fituam ndaj një skuadre që nuk kishte humbur kurrë. Kam ndenjur pa gjumë për t’i dhënë diçka më shumë kësaj skuadre. Bëmë një gabim ndaj Fiorentinës, por e kaluam këtë situatë sonte, dhe sonte jam i lumtur, pasi çunat janë puthitur totalisht me filozofinë time të lojës. Futbolli italian kishte nevojë për një skuadër europiane, dhe për fat të mirë, ia dola të imponoj një filozofi fituese. Tani do synojmë për finalen e Kievit. E besoja një përmbysje, sepse punuam mirë dhe skuadra kishte përgjegjësi mbi shpatulla të luante, me idenë se nuk kishim asgjë për të humbur.”
(i.ç/BalkanWeb)

http://www.panorama.com.al/sport/trajneri-i-romes-kam-ndenjur-pa-gjume-e-besoja-kete-permbysje-tani-duam-finalen-e-kievit/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb