KOSOVE– Në 19 komuna të Kosovës, sot është zhvilluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Nga 1,353,613 persona me të drejtë vote, deri në momentin kur janë mbyllur të gjitha qendrat e vendvotimeve, në orën 19:00, kanë votuar 516,573 qytetarë apo 38,10 për qind e atyre me të drejtë vote.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që brenda një afati të shkurtë kohor të përfundojë numërimin e votave në të gjitha komunat.
Telegrafi sjell numrin e votave të kandidatëve në të gjitha komunat që sot u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.
• PRISHTINË: SHPEND AHMETI (LVV) – 50.19 PËR QIND; ARBAN ABRASHI (LDK) – 49.81 PËR QIND
• GJAKOVË: ARDIAN GJINI (AAK) – 53.49 PËR QIND; MIMOZA KUSARI-LILA (ALTERNATIVA) – 46.51 PËR QIND
• GJILAN: LUTFI HAZIRI (LDK) 63.97 – PËR QIND; SAMI KURTESHI (LVV) – 36.03 PËR QIND
• PRIZREN: MYTAHER HASKUKA (LVV) – 50.32 PËR QIND; SHAQIR TOTAJ (PDK) – 49.68 PËR QIND
• FERIZAJ: AGIM ALIU (PDK) 56.17 – PËR QIND. MUHAREM SVARQA (LDK) – 43.83 PËR QIND
• MITROVICË: AGIM BAHTIRI (AKR) – 57.33 PËR QIND; VALDETE IDRIZI (PDK) – 42.67 PËR QIND
• ISTOG: HAKI RUGOVA (LDK) – 51.88 PËR QIND; GANI DRESHAJ (AAK) – 48.12 PËR QIND
• DRAGASH: SHABAN SHABANI (PDK) – 50.16 PËR QIND; SELIM KRYEZIU (LDK) – 49.84 PËR QIND
• KAÇANIK: BESIM ILAZI (PDK) – 54.87 PËR QIND; BASRI KODRA (LVV) – 45.13 PËR QIND
• KLINË: ZENUN ELEZAJ (AAK) – 52.64 PËR QIND; SOKOL BASHOTA (PDK) – 47.36 PËR QIND
• KAMENICË: QËNDRON KASTRATI (LVV) – 55.69 PËR QIND; SHAIP SURDULLI (LDK) – 44.31 PËR QIND
• OBILIQ: XHAFER GASHI (AAK) 60.60 – PËR QIND. MEHMET KRASNIQI (LDK) – 39.40 PËR QIND
• RAHOVEC: SMAJL LATIFI (AAK) – 50.69 PËR QIND; IDRIZ VEHAPI (PDK) – 49.31 PËR QIND
• PODUJEVË: AGIM VELIU (LDK) – 63.70 PËR QIND; AJET POTERA (LVV) – 36.30 PËR QIND
• SHTIME: NAIM ISMAJLI (PDK) – 51.54 PËR QIND; FATMIR RASHITI – 48.46 PËR QIND
• SUHAREKË: BALI MUHARREMAJ (AAK) – 52.57 PËR QIND. SALI ASLLANAJ (LDK) – 47.43 PËR QIND
• VUSHTRRI: XHAFER TAHIRI (LDK) – 54.31 PËR QIND; FERIT IDRIZI (PDK) – 45.69 PËR QIND
• MALISHEVË: RAGIP BEGAJ (NISMA) – 55.81 PËR QIND; MURSEL GASHI (PDK) – 44.19 PËR QIND
• PARTESHI: DRAGAN PETKOVIQ (LISTA SERBE) – 61.81 PËR QIND; NENAD CVETKOVIQ (GI – GRADANSKA INICIJATIVA NARODNA) 38.19 – PËR QIND
• KLLOKOT: STRAHINJA SPASIQ (LISTA SERBE) – 50.24 PËR QIND; BOZHIDAR DEJANOVIQ (GI KLOKOT-VRBOVAC) – 49.76 PËR QIND.
Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje
Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re
Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje
Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës
Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës
Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës
Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës
Kamenicë: Qëndron Kastarati, Lëvizja Vetëvendosje
Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës
Suharekë: Bali Muahrremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën
Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës
Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe
Partesh: rivotim – Dragan Petkoviq, Lista Serbe
Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:
Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës
Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës
Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur
Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe
Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe
Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq, Lista Serbe
Shtërpcë: Bratislav Nikoliq, Lista Serbe
Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës
Zubin Potok: Stevan Vuloviq, Lista Serbe
Zveçan: Vuçina Jankoviq, Lista Serbe
Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Mamushë: Abdulhadi Krasniq, Partia Demokratike Turke e Kosovës
Graçanicë: Srdjan Popoviq, Lista Serbe
Ranilug: Vladica Aritonoviq, Lista Serbe
Cilat parti morën më shumë komuna
Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (të cilat mund të ndryshojnë pas publikimit të rezultateve përfundimtare), partitë politike kanë fituar:
Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 8 komuna
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 7 komuna
Partia Demokratike e Kosovës në 5 komuna
Lëvizja Vetëvendosje në 3 komuna
Nisma për Kosovën në një 1 komunë
Aleanca Kosova e Re në një 1 komunë
Kandidatët e pavarur në 2 komuna
Nga komunitetet jo shumicë:
Lista Serbë në 10 komuna
Partia Demokratike Turke e Kosovës në 1 komunë
Kujtojmë se këto janë rezultatet paraprake pasi pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato me postë. Ende nuk dihet se kur do të certifikohen këto rezultate.
(d.d/BalkanWeb)