Zhvillime të reja vijnë nga Italia, për sa i përket situatës në lidhje me Kristjan Asllanin. Bëhet me dije se Torino nuk mund të ndërpresë në mënyrë të njëanshme huazimin e mesfushorit shqiptar. Klubi italian nuk ka të drejtë të marrë këtë vendim pa miratimin e Interit, që ka pronësinë e kartonit të lojtarit.
Çdo ndryshim në kontratën e huazimit kërkon dakordësinë e zikaltërve. Kësisoj Interi duhet të ketë një plan alternativ për Asllanin, në rast se Torino nuk do ta përdorë. Në të kundërt bashkëpunimi nuk mund të ndërpritet vetëm nga njëra palë.
Vlen të theksohet fakti se Asllani nuk u aktivizua në duelin e pasdites së sotme ndaj Veronës, ku skuadra e Torinos triumfoi me rezultatin 0-3. Mesfushori shqiptar qëndroi në stol në këtë përballje.
