Ismael Bennacer e mbylli sezonin para kohe me Milanin, pas atij dëmtimi në gjysmëfinalen e Champions League. Trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi ka folur së fundmi rreth situatës së mesfushorit të kësaj përfaqësueseje.
“Dëmtimi i Bennacer është një dëmtim i rrallë dhe kompleks, veçanërisht në moshën e tij. Ne ende nuk e dimë saktësisht kohën e rikuperimit të tij, nuk mund të spekulojmë për dëmtimin e tij. Dëshira jonë është që ai të kthehet në dispozicion për Kupën e Afrikës.” – tha tekniku i Algjerisë.
(BalkanWeb)
