33 raste të reja me COVID-19 në vend, nuk ka humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë kryer 563 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në Bashkitë:

21 në Tiranë, 3 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Durrës, Divjakë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Kolonjë, Berat, Dimal.

Janë 202 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,792 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 563

Testime totale 2,015,978
Raste pozitive 332,589
Raste të shëruara 328,792
Raste Aktive 202
Humbje jete 3,595

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 158
Fier 8
Gjirokastër 8
Lezhë. 7
Vlorë 6
Durrës. 5
Berat. 5
Shkodër 3
Korçë. 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: