Lajme të mira për Romën dhe veçanërisht për Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas u ndal gjatë ndeshjes kundër Fiorentinës dhe problemi i muskujve që pësoi pas goditjes me Arthur nuk është aq serioz sa u duk menjëherë pas sfidës.

Në mëngjes kishte optimizëm rreth situatës së tij dhe siguria për diçka të tillë mbërriti në orët e para të pasdites. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Dybala do qëndrojë jashtë fushave për 8 deri në 10 ditë.

Ai me siguri nuk do kontribuojë  me Bologna-n dhe në Kupën e Italisë kundër Frosinone-s, por objektivi i Joya-s dhe Mourinho-s është ta rikthejë sulmuesin në grup për ndeshjen themelore për vendin e 4-të në renditje kundër Napolit të planifikuar për 23 dhjetor në 20:45, në “Olimpico”. Dybala po luan sezonin e dytë në kryeqytet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: