Është normalizuar situata e zjarrit të rënë mbrëmjen e sotme në qytetin e  Poliçanit.

Në fikjen e zjarrit u angazhuan 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, 1 mjet me 6 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Skrapar, i gjithë Reparti Zjarrfikës i Poliçanit dhe dhjetëra forca ushtararake.

Në krye të aksionit ka qënë vetë kryebashkiaku i qytetit, Adriatik Zotkaj.

Zjarri nisi fillimisht në  pyllin që ndodhet pranë Uzinës së Armëve në Poliçanit dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri u përhap me shpejtësi,duke ju afruar zonës C, në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Fatmirësisht zjarri devijoi drejt zonës malore,duke u shmangur kështu rreziku i afrimit të tij drejt depove të armatimit. Pas më shumë se 3-orësh lufte me flakët, zjarrfikësit dhe ushtria bën të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe normalizimin e situatës.

Forcat zjarrfikëse dhe forcat ushtarake do të mbajnë gjatë gjithë natës në monitorim të gjitha vatrat e nxehta të zjarrit, për të shmangur rrezikun e riaktivizimit të tyre.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb