Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se aktualisht numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë që deri më tani janë regjistruar 1.988 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.
Aktualisht në Kosovë vijon procesi i vaksinimit.
(BalkanWeb)
