Drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në PD, Avenir Peka, tha se situata e qeverisë së Edi Ramës sot, është njësoj si ajo e PD-së në vitin 1996.
Ai tha se rënia e qeverisjes 13-vjeçare të Ramës është vetëm çështje kohe.

“Mungesa e opozitarizmit në PD ka qenë pjesërisht këto katër vitet e fundit, sepse beteja u kthye nga brenda. Ishte një parti në luftë frontale. Ishim neve dhe zoti, dhe të gjithë i kishim kundër. Dhe kur mendoj se çfarë ka kaluar PD.

Kur ka filluar foltorja në 2021, unë i kam dhënë PD një 10% si probabilitet që të mbijetojnë si parti politike deri më 2025. Por e kemi konsideruar si përpjekja e fundit për ta shpëtuar PD-në, si trashëgimi e asaj lëvizje që nisëm në dhjetor edhe si parti opozitare edhe si parti e djathtë.

E thënë kjo dobësia e PS, fakti që qeverisja është në këtë situatë, dhe për mua çështje muajsh apo javësh do të bjerë kjo qeveri.

Nuk e bën automatikisht PD, një parti qeverisëse dhe të denjë. Rama është në atë situatë që ishte PD në 1996-tën, që mori mandatet dhe mendohej që ka gjithçka dhe për 6 muaj ra.”, tha Peka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb