Situata në vijën e frontit është katastrofike për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe deklarata e fundit e presidentit francez Emmanuel Macron për vendosjen të trupave të NATO-s në Ukrainë nuk do të ndihmojë, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Regjimi i Kievit po përballet me një situatë të mjerueshme në vijën e frontit dhe asgjë nuk do ta ndihmojë atë”, tha diplomatja ruse.

“A ka pasur ndonjë efekt deklarata e Macron? Situata është krejtësisht e kundërta,” tha Zakharova.

Përveç kësaj, tha ajo, pas deklaratave të Macron, shumë zyrtarë dhe agjenci të NATO-s përjashtuan dërgimin e trupave në Ukrainë.

Macron tha në një konferencë për shtyp pas një takimi të liderëve perëndimorë në Paris të hënën se nuk kishte konsensus për dislokimin formal të trupave tokësore në Ukrainë. Megjithatë, ai nuk e përjashtoi një mundësi të tillë në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb