Real Madrid do të përballet me provën më të vështirë të shtunën kur Villarreal të vijë në kryeqytetin spanjoll, por Carlo Ancelotti duket të jetë i përqendruar fort në punën e tij dhe refuzuar të komentojë  rivalët e tij.

Fillimi i sezonit e gjen Barcelonën të goditur nga tensionet  mes presidentit Joan Laporta dhe homologut të Ancelotti, Ronald Koeman , të cilët janë nën presion në rritje pasi Blaugrana barazoi me Cadiz të enjten në mbrëmje.

“Unë shikoj lojëra, më pëlqen futbolli, nuk jam i lumtur nëse një ekip ka një kohë të keqe. Shikoni, unë vlerësoj dhe përqendrohem në kohën time, më pëlqen futbolli dhe të gjitha ndeshjet, asgjë tjetër,” u përgjigj Ancelotti kur u pyet për situatën në Barcelonë.

“Unë nuk jam i lumtur nëse gjërat nuk funksionojnë për një ekip, pavarësisht nëse është Barcelona apo dikush tjetër.”

Real Madrid përballet me një lojë të dytë në katër ditë të shtunën, duke paraqitur një sfidë të re për planifikimin e Ancelotti.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb