Vijojnë të jenë të larta rastet me koronavirus në Greqi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë identifikuar 13, 306 të infektuar.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin në 3,843,142 (ndryshim ditor +0,3%), nga të cilët 48,5% janë meshkuj.

Ndërkohë 28 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 30 476 vdekje. 95.7% e tyre kishin sëmundje shoqëruese.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: