Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, I ftuar në studion e improvizuar të News24, u shpreh se Shqipëria nuk ka kapacitete të përballojë situata të tilla si zjarret e tërmeti.

“Shteti nuk ekziston ai ekziston vetëm për të nxirë jetën, pë të lënë njerëz pa punë, për të prishur shtëpia, mbyllur tv e ke në perfeksion. Kur ke një hall nuk ekziston, ka tipare piratësh, që grabisin. Edhe nëse ti I thua se po grabisin tgë rrëmbejnë dhe ty”, tha Alizoti.

Më tej, ai u shpreh se gjatë vizitës në Gramsh ku shumë fshatra u dogjën si pasojë e zjarreve, Alizoti tha se kjo që po ndodh në Shqipëri është tragjikomedi.

“Pashë ca kamionë ushtarakë të falur, disa njerëz që duhen përgëzuar. Shqipëria nuk ka kapacitete për situate të tilla emergjente”, tha Alizoti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb