Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” me moderatorin Klevin Muka në studion e improvizuar në ambientet e televizionit News24 ishte i ftuar profesori Lush Susaj i cili diskutoi për situatën e zjarreve në vend.
Ai tha se zjarret mund të sjellin pasoja katastrofike në vend dhe se nuk mund të jenë natyrale, por edhe zjarrvënie e qëllimshme nga keqbërës.
Gjatë fjalës së tij ai theksoi se shkatërrimi i mjediseve mund të sjellë dëmtimin e turizmit në Shqipëri.
Susaj i bëri thirrje institucioneve të vendosin ekspertat e nevojshëm për monitorimin e zjarreve.
“Unë jam shumë i apasionuar pas natyrës dhe jam shumë i shqetësuar për gjendjen aktuale të vendit nga zjarret.
Sepse pasojat nga zjarret mund të jenë katastrofike dhe mund të them që zjarret nuk mund të jenë natyrale.
Mendoj se kjo mund të jetë një zjarrvënie e cila ka sjellur shumë pasoja për vendin.
E shikoj me shumë seriozitet dëmin që i është shkaktuar qytetarëve. Shkatërrimi i mjedisive mund të sjellë edhe dëmtimin e turizmit në Shqipëri .
Unë kam një thirrje për institucionet të vendosin ekspertat e nevojshëm për monitorimin e zjarreve”, përfundoi Susaj.
(BalkanWeb)
