Zjarri që ka përfshirë kodrat dhe pyjet përreth Borshit ka marrë përmasa alarmante, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një video nga zona, ku shihet qartë intensiteti i zjarrit.
Në postimin e tij, Berisha akuzon autoritetet për mungesë totale të ndërhyrjes:
“Borshi në flakë! Asnjë ndihmë! Ramoduro me satelitët!”, shkruan ai, duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për vënien nën kontroll të situatës.
