Banorët në Durrës kanë dalë në protestë këtë të premte pas situatës problematike të përmbytjeve.

Qytetarët kanë ngritur shqetësime  mungesën e mbështetjes së qeverisë. Protesta po mbahet para Bashkisë së Durrësit.

Durrësi u ‘paralizua’ totalisht nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Banorët e zonës bëjnë përgjegjës institucionet për mungesë përgjegjësie dhe angazhimi për të bërë pastrimin në kohë të kanaleve kulluese.

Si pasojë e motit të keq, në Durrës u raportua edhe një viktimë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb