Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka reaguar me shqetësim për situatën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni,

Zyra e OKB-së për të Drejtën e Njeriut u ka bërë thirrje urgjente dy vendeve të menaxhojnë këtë situatë të cilën e kanë cilësuar të tmerrshme.

Një zëdhënës i OKB-së për të drejtat e Njeriut, ka theksuar se emigrantët janë të ekspozuar ndaj dhunë dhe kërcënimeve dhe se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Më tej Elizabeth Trosel, zëdhënëse e UNHCR deklaroi se shumica e refugjatëve ka konfirmuar se gjatë kohës që ndodheshin në Bjellorusi janë rrahur apo kërcënuar nga forcat e sigurisë atje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb