Pedagogia e Universitetit të Luarasit, Arsejda Gjyli, në një intervistë në Neës 24 theksoi se situata në parlament është e tensionuar, pasi sipas saj, PS zotëron kredon për të marrë të gjitha vendimet e vetme, kurse sipas saj, PD e kthen çdo çështje procuderiale e kthen në politike.

Gjyli tha se opozita nga pafuqia për vendimmarrje është e detyruar ta kthejë në proceduriale.

“Shikojmë që në parlament situata është goxha e tensionuar. PS ka kredon që të marrë të gjitha vendimet, sepse zotëron 83 mandate. Nuk e gjykoj që është çështje politike por proceduriale. Jemi në pikën që opozita e mbetur përballë pamundësisë për vendimmarrje.

Gjykoj që ka një shtyrje. Opozita në këtë pikë ku është do ta përkthejë në një akt politik. Pafuqia këtë të bën ti je i detyruar ta konkretizosh si akt politk edhe atë vendim kur është procedurial.”, tha Gjyli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: