Deputetja e PD Flutura Açka, e ftuar në News24 tha se protestat dhe mitingjet e Partisë Demokratike ishn false dhe se PD-në nuk e dërguan askund.

Açka u shpreh se PD ka humbur shumë dhe është vonë.

Sipas saj, Berisha mund të jetë pjesë e Partisë Demokratike, por PD duhet të reformohet nga baza.

Flutura Açka: PD ka humbur lidhjet me bazën. Unë shpesh herë u thosha që kur do ikim në Gramsh a në këtë qytet, sepse është punë. Unë kam shkuar vetë sepse e ndjeja. Grupi në parti në Elbasan janë thuajse inekzistent. PD është kthyer në një parti fushatash, sepse partia është përditë. Struktura janë lodhur me mitingje e protesta false. Demokratët duan që t’i çojmë në fitore. Nëse nuk jemi koshient që dhe kemi humbur, atëherë nuk jemi me këmbë në tokë.

PD nuk ka punë me atë që ndodh me PS. Partia është në funksion vetëm të lidershipit dhe jo të anëtarëve. PD ka nevojë për reformim. Berisha duhet të largohet si kryetar. Sali Berisha mund të qëndrojë në PD, por partia të hyjë në reformim të thellë. Humbësit të mbajnë përgjegjësi. Berisha duhet të shkëpusë PD-në nga halli personal. Në PD kishte dhe larje të hesapeve personale. Ta marrësh vesh nga socialistët se je larguar nga partia është e shëmtuar. Kjo është e vështirë të rikuperohet pa një ndjesë. Nëse ka ndjesë, do kthehesha për kontribut në PD, patjetër. Por, gjëra që prekin njerëzoren nuk mund të kapërcehen kaq lehtë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: